←
Themeluar në vitin 1995 me një mision të qartë: të ofrojmë shërbime të montimit të parketeve dhe
shkallëve prej
druri me cilësi të lartë për klientët tanë në të gjithë Shqipërinë.
Me një përvojë gati tre dekadash, ne kemi ndërtuar një reputacion
të besueshëm dhe të qëndrueshëm në këtë industri.Baza jonë është në Tiranë, por operojmë në të gjitha
qytetet e Shqipërisë, duke u siguruar që çdo projekt të realizohet me përpikmëri,
nga banesat individuale deri te projektet më të mëdha komerciale.
Ajo që na dallon është përkushtimi ynë ndaj detajeve dhe përzgjedhja e materialeve më të mira. Çdo
parket dhe shkallë që ne montojmë
është një përfaqësim i mjeshtërisë sonë dhe kujdesit për cilësinë. Për ne, çdo projekt është unik dhe ne
trajtojmë secilin me
të njëjtin përkushtim dhe profesionalizëm.
→